Arta Dade shperthen ndaj Rames: I mbushi kutite me vota me 30...

Arta Dade shperthen ndaj Rames: I mbushi kutite me vota me 30 qershor, socialistet e kane braktisur

100
0
Shares

Nje nga drejtuesit e PS per me shume se 20 vite, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Provokacija” në Abc News, është shprehur se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët.

“Duket sikur opozita ka marrë garanci qe të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë  të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Dade.

Dade qe ka qene dy here ministre ne qeverite socialoste tha se ne votimet e 30 qershorit, e braktisur edhe nga përkrahësit e saj, u detyrua të mbushë kutitë e votimit.

“Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh Dade.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY