Gazmend Bardhi: Sander Lleshaj jeton ne 2 shtepi te padeklaruara

Gazmend Bardhi: Sander Lleshaj jeton ne 2 shtepi te padeklaruara

54
0
Shares

Ndersa qindra protestues kane shkuar te drejtoria e policise per te protestuar kunder ndalimit te ish deputetit Klevia Balliu, ka reaguar edhe Sekretari i Peegjithshem, Gazmend Bardhi.

“Sander Lleshaj jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”, tha Gazment Bardhi ndersa shtoi se Ministrin e Brendshem nuk mund ta kuptoje qendresen per shtepite e ndertuar me djerse.

Reagim i Sekretarit te Pergjithshem Gazment Bardhi, ne emer te PD

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY