Rekord historik, ja për sa e përfundoi maratonën 40 km atleti i...

Rekord historik, ja për sa e përfundoi maratonën 40 km atleti i njohur Kipchoge

70
0
Shares

Atleti i maratonës Keniane, Eliud Kipchoge ka shënuar një rekord të ri, teksa përshkoi 42-km (26.2 milje) në vetëm  1 orë e 59 minuta dhe 40 sekonda, rekord i shenuar këtë Shtunë në mëngjes.

Ai vrapoi gjatë një kursi të përgatitur posaçërisht në Vjenë. Duke folur pas garës Kipchoge tha “ne mund ta bëjmë këtë botë një botë të bukur dhe një botë të qetë”, si dhe falënderoi 41 përkrahësit e tij  të renditur si sportistët më të mirë ndonjëherë në botë.

“Ndihem mirë. Pas Roger Bannister në vitin 1954 u deshën edhe 63 vjet, u përpoqa dhe nuk e mora – 65 vjet më pas unë jam njeriu i parë që thyej rekordin – Unë dua të frymëzoj shumë njerëz, se asnjë njeri nuk është i kufizuar”.

Më parë të Shtunën, atleti postoi një status në Twitter duke thënë “Unë nuk e di ku janë kufijtë, por do të doja të shkoja atje”.

Rekordi nuk do të njihet zyrtarisht nga organi drejtues i sportit, IAAF, sepse ai nuk u zhvillua në konkurrencë të hapur.Një maratonë nën 2 orë nuk është arritur kurrë më parë./Droni.al

Burimi: DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY