“Orikum-Palasë”/Bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve, policia njoftim: Zgjidhni rrugë alternative

“Orikum-Palasë”/Bllokohet për një javë lëvizja e mjeteve, policia njoftim: Zgjidhni rrugë alternative

60
0
Shares

Segmenti rrugor Orikum-Palasë do jetë i bllokuar për të gjitha llojet e mjeteve nga sot në orën 21:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Vlorës, e cila bën me dije se ky bllokim do të përsëritet çdo ditë përgjatë të njëjtit orar.

Policia kërkon që kalimtarët të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Njoftimi i plotë:

Policia e Vlorës – Njoftim

Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit. 

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019). Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY