PD mbledhje me kryesine e partise per hapat e zgjidhjes se krizes

PD mbledhje me kryesine e partise per hapat e zgjidhjes se krizes

64
0
Shares

Në Partinë Demokratike u mabjt sot një mbledhje me kryesinë e Partisë dhe ish-grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve është zgjidhja e krizës politike dhe zgjedhjet e parakohshme.

Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri ne tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur ne fazën finale te zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme”, mësohet të ketë deklaruar Basha.

Në mbledhje është diskutuar për intensifikimin e aksionit opozitar. Basha paralajmëroi se nuk do të ketë tërheqje. “Asnjë iluzion se aksioni opozitar do te këtë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do te vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës”, u shpreh ai, sikurse citojne mediat televizive ne Tirane.

Në takimin e thirrur nga kryetari Lulzim Basha në orën 11:00, u diskutua gjithashtu edhe për riorganizimin e partisë, aksioni politik por edhe reforma zgjedhore.

“Pergatitja e PD per zgjedhje te parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore ne 1 dite. E gjithe partia, jo vetem forumet, zbret ne terren dhe nis pergatirjet dhe kontaktin me qytetaret per zgjedhjet si zgjidhja e krizes”, mësohet të ketë thënë Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY