Xhacka ben bilancin, sa banesa u permbyten nga kanalizimet ne Tirane

Xhacka ben bilancin, sa banesa u permbyten nga kanalizimet ne Tirane

53
0
Shares

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se situata është stabilizzar, gjate nje konference per mediat.

Sipas Ministres Xhaçka, situata më problematike ishte krijuar në Fushë-Krujë dhe në Kurbin, ndërsa shtoi se në terren janë angazhuar efektivë të shumta të Forcave të Armatosura.

“Situata paraqitet e stabilizuar dhe pa problem. Mbrëmë në të gdhirë, me shirat e rrëmbyeshëm, kemi pasur mundësinë të testojmë mekanizmin e ri të Emergjencave Civile. Falë këtij angazhimi është bërë e mundur që akset rrugore dhe infrastruktura ujore të jetë në rregull. Jemi siguruar që qytetarët të furnizohen me ujë dhe energji elektrike.

Pranë banorëve të prekur, që në momente të para janë paraqitur përfaqësuesit e bashkive. Sipas informacioneve, në Tiranë në 105 banesa ka banesë uji dhe vështirësi ka pasur në Kamëz. Dhjetëra efektivë të Forcave të armatosur janë të angazhuar.

Situata pritet të normalizohet. Në Fushë-Krujë kemi patur situatën më problematike, aktualisht raportohet për disa banesa që kanë prani të ujit. Lumi Ishëm doli na shtrati duke përmbytur tokat bujqësore dhe duke rrezikuar disa shtëpi aty afër. Në Kurbin situata ishte problematike pasi doli përroi na shtrati. Ka rreth 350 hektarë tokë nën ujë. Në Shkodër, nuk ka probleme. Situata e përgjithshme mund të thuhet se është nën kontroll. Për momentin nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Dua t’i garantoj të gjithë që situata e reshjeve mbrëmë është e kaluar”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1744941528983683?sfns=cl

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY