VLORE/ Zihen taksistet, njeri ther me kacavide

VLORE/ Zihen taksistet, njeri ther me kacavide

64
0
Shares

Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Bëjmë me dije se autori rreth 40 vjeç A.P., ndodhet në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY