Sulmi dramatik ne Fier, drejtori i policise jep detaje te reja: Si...

Sulmi dramatik ne Fier, drejtori i policise jep detaje te reja: Si i moren armen patrulles se policise

87
0
Shares

Drejtori i policisë së Fierit Andon Marko ka sqaruar ngjarjen në urgjencën e spitalit të Fierit, ku dy persona u plagosën me armë, ndërsa dy të tjerë me sende të forta.

Ai deklaron se personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë identifikuar, ndërsa thotë se një prej personave i përfshirë në sherr i ka marrë armën policit të patrullës duke qëlluar me armë mbi personat e tjerë.

Drejtori i Policisë, Andon Marko: Personat që kanë qenë pjesë e sherrit janë të identifikuar. Në momentin që personat e dëmtuar kanë ardhur në spitalin e Fierit ka ndodhur një incident, ku policit të patrullës i kanë marrë armën nga brezi dhe ka qëlluar ndaj  dy personave që ata kishin konfliktin e mëparshëm.

Kemi shoqëruar dy persona dhe po punojmë për kapjen e dy të tjerëve. Kjo ngjarje po hetohet, për tu zbardhur plotësisht.  Janë qëlluar dy persona me armë dhe dy janë dëmtuar me sende të forta.

Si nisi sherri mes dy grupeve-Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka ndodhur një sherr mes dy grupeve, të cilët në fillim janë konfliktuar me sende të forta në Levan, ndërsa më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve në ambientet brenda spitalit.

Të plagosurit-I plagosur me sende të forta ka mbetur Gentjan Zhapa 33 vjeç. Ndërsa babai i Gentjan Zhapës është plagosur me armë zjarri.

Gazetarja e RTV Ora, Inelada Valljaraporton se “një grup prej 5 ose 6 vetash ka ardhur në urgjencën e spitalit dhe kanë qëlluar me armë duke alarmuar gjithë spitalin”

Drejtoresha e spitalit: Gjithë stafi i spitalit Fier është në gatishmëri për shpëtimin e jetës të 3 personave që aktualisht janë në sallën e operacionit. Janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet për t’u futur në intervent. Dua t’i jap një informacion të gjithë qytetarëve që puna vazhdon, stafet janë në punë. Të gjithë që kanë nevojë për t’u paraqitur në spital mund të vijnë. Nëse kanë ndodnjë problematikë shëndetësore, puna vazhdon dhe stafet po punojnë. Çdo gjë vazhdon në rregullsi si gjithmon.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij sherri, në të cilën janë përdorur edhe levat.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorët që kanë shtënë me armë zjarri. Ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY