Çfarë po i shtyn shqiptarët të braktisin vendin

Çfarë po i shtyn shqiptarët të braktisin vendin

33
0
Shares

Banka Qendrore e Austrisë (BQA)publikoi këto ditërezultatet e një anketëtë zhvilluar në fund të vitit 2017 nëvendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshëpune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan tëemigrojnë mësë shumti dhe  planet për emigracion nuk ndryshojnënga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnëbrenda vititështë më e lartëMaqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%).

Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt  e rinj. Papunësia ështëarsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët iaktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë njështysëpër emigracion.

Gjithashtu mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë mëshumë banorët e Ballkanit të emigrojnëjashtë vendit.

Por teksa emigrimi në rajon  pos shtyhetnga faktorëekonomi, nëvitet e fundit emigrimi për arsye jo ekonomike po zgjerohet. Rezultatet tregojnë se, midis 2010 dhe 2015, synimet për të emigruar

u përhapen më shumë. Raporti zbuloi më tej se faktorët jo-monetarë luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht cilësia e jetës po merr rol.

Emigracioni për arsye të shkollimit tëfëmijë për njëjetë mëcilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja tëemigracionit.

Studimi referon se përgjithësisht ata që planifikojnë të largohen e realizojnë këtë, ndonëse jo 100%.

Në të gjitha anketat e mëparshme në Europë edhe në vendet e zhvilluar përvoja ka treguar se të pothuajse të gjitha ata që kishin pohuar se do të emigronin e kishin realizuar këtë qëllim brenda dy e tre viteve, përveç atyre që kishin probleme shëndetësore. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY