Lirohet pengu nga Tirana qe ishte fshehur ne Korinthos, i kerkonin mijera...

Lirohet pengu nga Tirana qe ishte fshehur ne Korinthos, i kerkonin mijera euro

88
0
Shares

Policia shqiptare liroi nje peng nga Shqiperia ne Korinthos te Greqise duke arrestuar 5 persona ne Tirane dhe Greqi.

Policia e shtetit ka dhene detaje per kete operacion qe zgjati disa dite dhe u kombinua me policine greke.

Policia e ShtetitOperacion policor ndërkombëtar mes Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda,…

Publiée par Policia e Shtetit sur Lundi 26 août 2019

Detajet:

Operacion policor ndërkombëtar mes Policisë së Tiranës, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Departamentit të Policisë Kriminale në P.SH dhe Policisë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana

Finalizohet operacioni policor i koduar ”Korinthos”, iniciuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Arrestohen 5 shtetas të dyshuar si autorë të pengmarrjes së një shtetasi, nga këta 1 i arrestuar në Shqipëri dhe 4 në Greqi.

Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

Pas një hetimi disaditor duke përdorur metodat speciale të hetimit, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë dhe Policinë greke, me ndërmjetësimin e Interpol Tirana, finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar “Korinthos”.

Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.

Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.

H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi J. T., banues në Tiranë.

Po në vijim të operacionit Policia e Tiranës bëri kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor)

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY