Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtave në polici

Valdrin Pjetri depoziton gjurmët e gishtave në polici

45
0
Shares

Valdrin Pjetri depozitoi sot gjurmët e gishtërinjve në laboratorin shkencor pranë Ministrisë së Brendshme.

Prokuroria I kishte bërë kërkesë që në datën 9 gusht përmes drejtorisë së Dekriminalizimit e cila kërkon verifikimin dhe hetimin e të zgjedhurit vendor në 30 Qershor.

Pjetri kishte afat 5 ditë që nga dita e marrjes dijeni për kërkesën e prokurorisë, ndërsa sot ai është paraqitur pranë laboratorit të kriminalistikës për të kryer procedurat konkrete në lidhje me të shkuarën e tij në Itali.

Drejtoria e Dekriminalizimit u vu në lëvizjë në fillim të muajit gusht pas një kërkesë-padie që Partia Demokratike depozitoi pranë organit qendror të akuzës. Bashkë me padinë, juristët e PD-së dorëzuan edhe vendime të Prokurorisë Italiane që sipas tyre vërtetojnë dënimin me 18 muaj burg për trafik narkotikësh nga ana e Valdrin Pjetrit vite më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY