Shkoder, rritet prania policore, PD lokale therret per proteste

Shkoder, rritet prania policore, PD lokale therret per proteste

52
0
Shares

Partia Demokratike e Shkodrës ka bere thirrje per zhvillimin e një proteste ditën e sotme, ne te njejten kohe kur Prefekti ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ne qytet ka prani te madhe policore, përfshi edhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë në qarkun e Shkodrës, te cilat prej mbrëmjes së të dielës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë në gadishmëri dhe të gatshme për të ndërhyrë në rast të precipitimit të situatave.

Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak do kryhet ne auditoret e Universitetit Luigj Gurakuqi, ose ish komiteti i partise, qe u dogj ne protestat e 2 prillit te vitit 1991.

Përmes një deklarate, dega e PD-së shprehet se rilindasit zgjodhën ish-Komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës.

“Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi”, thuhet në deklaratë.

Raportohet se policia ka marë masa edhe në hyrje të Bashkisë, ku mund të ketë përplasje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY