Humb jeten mjeku i shquar shqiptar, Berisha ben nje dedikim prekes

Humb jeten mjeku i shquar shqiptar, Berisha ben nje dedikim prekes

71
0
Shares

Nje nder mjeket me te njohur te pediatrise ne vend ka nderruar jete. Behet fjale per prof.dr. Thoma Kristo qe ishte edhe nje nder themeluesit e pediatrise shqiptare.

Dedikimi i Berishes:

Mjeksia shqiptare humbi nje kollos te saj!
Profesor Dr Thoma Kristo nuk eshte me!

Te dashur miq, me ndarjen nga jeta te Prof. Dr. Thoma Kristos mjekesia shqiptare bie ne zi. Ajo humbi nje kollos te saj ndersa shoqeria jone nje humanist te shquar.

Prof Dr Thoma Kristo ishte njeri nga personalitetet me te shquara te mjeksise shqiptare, njeri nga pionieret dhe themeluesit e Fakultetit te Mjeksise dhe Sherbimit te Pediatrise dhe Kardio Pediatrise ne Shqiperi. Ne dekada pune e perkushtimi dhe humanizmi te te madh, me aftesite e tij te veçanta Thoma Kristo ndihmo, diagnostikoi, mjekoi, sheroi dhe shpetoi jeten mijra e mijra femijeve te semure nga te kater anet e vendit. Profesor Thoma Kristo si njeri nder me te paret pedagog te Fakultetit te Mjeksise dha nje kontribut tejet te çmuar ne pregatitjen e generatave te tera te mjekve te pergjithshem dhe specialisteve ne fushen e pediatrise dhe kardiopediatrise.

Studiues, shkencetar i apasionuar ai eshte autor i nje serie te gjate kerkimesh te rendesishme shkencore, artikujsh, monografish, tekstesh qe qendrojne ne themelet e Mjekesise, Pediatrise dhe Kardiopediatrise te Shqiperise.
Profesor Thoma Kristo do te ishte gjithashtu nder te paret ne mbeshtetjen e forcave demokratike dhe mbeti gjithnje nje mbeshtetes i palekundur i tyre ne Shqiperi.

Duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para kujtimit dhe vepres se tij shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes, miqve, te afermvete te ndjerit Profesor Thoma Kristo dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY