Projekti i Unazës së Re/Kryedemokrati takim me banorët e Astirit

Projekti i Unazës së Re/Kryedemokrati takim me banorët e Astirit

51
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet që t’i bashkohet mbrëmjen e sotme protestës së përnatshme në Unazën e Re. Qëllimi i këtij takimi të kryedemokratit me banorët e Astirit është firmosja e kontratës së besimit për bashkëpunimin e palëve në opozitë dhe në qeveri.

Detajet e kësaj marrëveshjeje, e ngjashme me paktin që u nënshkrua nga Basha me komunitetin e artistëve në kauzën për të mos lejuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, nuk janë bërë ende të ditura.

Banorët e Astirit, për një periudhë pothuajse 1-vjeçare protestojnë çdo mbrëmje kundër projektit të Unazës së Re, që sipas tyre është korruptiv dhe nuk dëmshpërblen në mënyrë të drejtë zotëruesit e shtëpive që preken nga zbatimi i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY