Makina përplaset me autobusin në aksin Korçë-Bilisht, raportohet për të plagosur

Makina përplaset me autobusin në aksin Korçë-Bilisht, raportohet për të plagosur

50
0
Shares

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në aksin Korçë- Bilisht. Aksidenti ka ndodhur në  afërsi të fshatit Kuç i Zi.

Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus. Paraprakisht raportohet për 3 të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një mjet tip autobus me drejtues shtetasin Xh.K është përplasur me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit tip “Mitsubish” dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në mjet.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY