AMA kërkon llogari dy televizioneve kombëtare: Cfarë do bëhet me paketat e...

AMA kërkon llogari dy televizioneve kombëtare: Cfarë do bëhet me paketat e shitura te shikuesit

42
0
Shares

Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë tre ditëve të fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të Televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb” dhe në dy nga platformat IPTV që ritransmetojnë paketën televizive “Digitalb”.

Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka mbledhur të gjithë ankesat e mbërritura pranë institucionit dhe ka nisur procedimin konform ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, së pari duke kërkuar informacion nga platforma “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të interesit më të lartë publik, në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008

“Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, nënshkruar në datën 13 qershor 2019, ka kërkuar ndërhyrjen e këtij institucionit me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive.

AMA mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY