Nis hetimi për Kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër

Nis hetimi për Kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër

106
0
Shares

5 ditë nga kërkesë-padia e opozitës, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme nis procedurat ligjore ndaj Valdrin Pjetrit.

Kryetari i ri i Bashkisë Shkodër, i zgjedhur nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, akuzohet nga opozita se është person me precedent penal. Për këtë arsye, ata i kanë dorëzuar një kërkesë organit të akuzës, ku kërkojnë verifikimin e së shkuarës së kryebashkiakut.

Sektori i dekriminalistikës do të kryejë verifikimet përkatëse dhe do të dalë në një vendim.

I gjithë procesi duket se do të mbetet për në shtator, pasi insitucioni i prokurorisë është zyrtarisht me pushime. Pritet që prokuroria të nisë verifikimin duke dërguar dhe letër-pororsi në shtetin fqinj, ku Pjetri akuzohet se ka qenë i dënuar për trafik droge.

Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë pa vonesë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, i cili u regjistrua në votime si kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY