Ministrja bllokon vete 500 mije litra birre ne Kashar

Ministrja bllokon vete 500 mije litra birre ne Kashar

45
0
Shares

Në një fabrikë birre në Kashar u bllokua sasia prej rreth 500,000 litra birrë, pasi kishte detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Hedhja për konsum nga ana e operatorit, e kësaj sasie birre, pa paguar detyrimet e akcizës, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar. Gjoba ndaj subjektit llogaritet në rreth 700 milionë lekë (te vjetra).

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka qenë vetë në terren, nga ku deklaroi se evidenca e 70 mln lekëve të cilat duhet të jenë të paguara nga subjekti, janë pjesë jo vetëm e detyrimit që ka subjekti kur nuk ka deklaruar akcizë për sasinë e birrës por edhe 3-fish gjobë.

Ne jemi në një subjekt, një pikë magazinë stokimi, Janë sekuestruar pothuajse 500 mijë litra birrë, të cilat nuk janë brenda regjimit fiskal. Kuptohet kjo pasohet me gjobë, e cila sot është trefish më e madhe dhe arrin në shifrën e 70 milionë lekëve të reja. Kjo për një sasi kaq të madhe pa akcizë në sektorin e birrës, është e patolerueshme. ne do të vijojmë të gjithë planin e aksionit për të gjithë pikat dhe magazinat fiskale, qoftë ato të stokimit, qoftë të tjera për të gjithë produktet e akcizës, jo vetëm pijet por edhe hidrokarburet dhe gazin”, deklaroi Denaj.

Ajo tha se kjo shumë e konsiderueshme nuk justifikon asnjë model biznesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY