Kryeministri plan për shkarkimet në ish-bashkitë e djathta që PS mori në...

Kryeministri plan për shkarkimet në ish-bashkitë e djathta që PS mori në Veri

134
0
Shares

Në mbledhjen e djeshme,Kryeministri Rama mblodhi  në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë, deputetët dhe kryebashkiakët e rajonit të Veriut.

Mbledhja u zhvillua e mbyllur dhe pa fjalën e Kryeministrit përpara mediave, ra në sy mungesa e Ditmir Bushatit, i cili u shkarkua si drejtuesi politik i Qarkut Shkodër në Asamblenë e fundit të PS-së.

Mesa duket, ky vendim i marrë nga Rama ka filluarë të nxjerr në pah pakënaqësitë, pasi në takim ishin deputetët e tjerë të rajonit të Veriut të vendit.

POROSITË
Kryeministri Rama ka dhënë porositë e tij për kryetarët e rinj të bashkive, por edhe për deputetët. Pikat ky është ndalur kreu i qeverisë ka qenë lëvizja në administratën vendore pas marrjes së drejtimit të të gjithë pushtetit vendor nga socialistët. Sipas tij, krerët e rinj të bashkive duhet të fusin në skaner të gjithë punonjësit e bashkive të Veriut për të evidentuar lidhjet e tyre me socialistët, si edhe për të parë performancën në punë.

“Të mos ketë asnjë vonesë në konstituimin e këshillave bashkiakë, në mënyrë që të nisë puna për qeverisjen vendore. Ne duhet të bëjmë pa humbur kohë vlerësimin e të gjithë të punësuarve që kanë lidhje direke me shërbimet lokale.

Thënë kjo, duhet një analizë e detajuar për kontributet e gjithsecilit, në raport me Partinë Socialiste. Nuk duhet të lejojmë mahisjen e problemeve me administratat tona në territor”, ka theksuar Rama gjatë mbledhjes. Si afat për kryerjen e skanimit për administratën lokale, kreu i qeverisë ka vendosur muajin shtator, ku u ka kërkuar edhe krerëve të rinj të bashkive të paraqesin projektet që ata kanë për investime publike.

“Në shtator-tetor duhet të kalojmë në skaner dhe të vlerësojmë drejtoritë rajonale. Nëse ata nuk janë përgjigjur ose nuk do t’i përgjigjen ritmit tonë, do të largohen. Çdo emërim për drejtor do të kalojë së pari në këshillin rajonal. Kryetarët e rinj të bashkive të hartojnë dhe të prezantojnë projektet e tyre të investimeve”, është shprehur Kryeministri.

LËVIZJET NË ADMINISTRATË
Gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të toleronte asnjë largim nga puna nga kryebashkiakët e rinj në kundërshtim me ligjin, duke u mëshuar më fort shkarkimeve të grave dhe vajzave nga puna.

“Dua ta them shumë qartë, që, kush ka qenë thjesht një viktimë e presionit për të ardhur në bulevard, nuk duhet të preket dhe nuk ka pse të preket për këtë arsye në të drejtën e tij që të vazhdojë punën në administratat apo në ndërmarrjet bashkiake të bashkive, që nuk i fituam me kundërshtarë, por që 30 qershori na i ka lënë si barrë për të treguar kush jemi.

E kam thënë shumë herë në fushatë dhe do dëshiroja ta dëgjonin shumë mirë në radhë të parë kryetarët e bashkive që janë këtu: asnjë grua, asnjë vajzë, në radhë të parë, nuk do të largohet nga puna, në asnjë nga bashkitë e djathta, që nuk janë më në duart e kryebashkiakëve të djathtë.

E thashë edhe më parë, larg qoftë, mund të dalë dikush dhe të bëjë të kundërtën, por për sa na takon, ne do bëjmë çmos që asnjë revansh politik në administratë të mos tolerohet dhe asnjë lloj hyrjeje triumfaliste e stilit feudal.

Pa diskutim që janë kryetarët e bashkisë ata që kanë të drejtën të bëjnë të gjitha propozimet, patjetër, por absolutisht nuk do t’ua njohim të drejtën që ta kthejnë bashkinë nga një klientelë e djathtë, në një klientelë gjoja të majtë”, ka theksuar Kryeministri gjatë punimeve të Asamblesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY