“Jepen mandatet në Bashkinë Devoll”, ish-deputeti: Shqipëria është në rrezik! Pakica vendosi...

“Jepen mandatet në Bashkinë Devoll”, ish-deputeti: Shqipëria është në rrezik! Pakica vendosi për shumicën

50
0
Shares

Koordinatori i PD-së në Devoll, Endri Hasa ka dhënë informacione lidhur me protestën që u mbajt sot para Bashkisë, ku opozita bashkë me kryetarin e Bashkisë nuk njohin 30-Qershorin.

Hasa shprehet se në Bashki janë dhënë mandatet e pavlefshme të këshilltarëve bashkiakë, jashtë cdo kompetence.

REAGIMI I PLOTE

Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e devollinjve, ediramat e Devollit janë mbledhur në ilegalitet, larg qytetarëve dhe po marrin në godinat e qeverisë mandatet e pavleshme të këshilltarëve bashkiakë.

Është hera e parë në historinë e pluralizmit kur PS, injoron Bashkinë, institucionin që përfaqëson vullnetin direkt të qytetarëve.

Është hera e parë që mandatet e paligjshme jepen në prefekturë, kundër vullnetit të qytetarëve.

Është hera e parë që pakica vendos për shumicën.

Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi ku shpërndahen mandatet e pavlefshme, në prefekturë, në zyrat e PS apo në ndonjë godinë private. Për të ka rëndësi vetëm të kontrollojë gjithçka!

Shqipëria është në rrezik!

Çdo pushtet sot është në duart e Edi Ramës dhe po përdoret kundër interesit publik. Bashkitë janë vetëm një burim për të grabitur. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj e refuzuan me një vendim plebishitar më 30 Qershor! Ne na takon t’ia shkurtojmë jetën këtij regjimi mbytës për vendin.

Paligjshmëria e 30 Qershorit po thellohet akoma më shumë sot në Bashkinë e Devollit. Të pavotuar nga shumica e…

Publiée par Endri Hasa sur Vendredi 26 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY