Largohet myftiu i Tiranes, Ylli Gurra

Largohet myftiu i Tiranes, Ylli Gurra

286
0
Shares

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar nj teolog i fese islame.

Për këtë arsye, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.

Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.

Ish-Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY