Ngritja e SPAK, 4 emrat e parë intervistohen të hënën

Ngritja e SPAK, 4 emrat e parë intervistohen të hënën

85
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë më datën 8 korrik, në orën 9:00, do të nisë intervistat me kandidatët për Strukturën e Posaçme Anti-korrupsion, të njohur masivisht si SPAK.

Sipas KLP-së intervistat do të zgjasin minimalisht një orë për secilin kandidat dhe do të regjistrohen me audio dhe video.
Intervistat këshilli i Lartë i Prokurorisë do t’i zhvillojë deri më datë 12 Korrik. Këshilli i ka renditur kandidatët sipas alfabetit. 4 të parët që do të qëndrojnë përballë këshillit janë Altin Dumani, drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Anita Jella drejtuese e Prokurorisë se Durrësit, Anton Martini prokuror në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Këshilli ka vendosur në fund të mbledhjes që intervistat e kandidatëve të SPAK do të publikohen në faqen zyrtare te KLP-së, por vetëm pjesa e prezantimit, shprehjes se interesit dhe motivacionit për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY