Kume: Mosrakordimi i shifrave tregon se procesi nuk është në rregull

Kume: Mosrakordimi i shifrave tregon se procesi nuk është në rregull

43
0
Shares

“Këto nuk janë zgjedhje, janë një proces votimi, dhe madje një proces votimi shumë i sforcuar, pasi nuk zhvillohen në një terren ligjor”.

Kështu u shpreh  ish-kryetar i KQZ-së, Kristaq Kume duke komentuar procesin e votimeve të mbajtura më 30 qershor.

Mosrakordimi i shifrave të pjesëmarrjes me shifrat e votave në rezultatet paraprake të dhëna nga KZAZ-të tregon se administrimi i procesit nuk është në rregull, sipas tij, dhe ky është një shkak për përsëritje të votimeve.

Por Kume nuk nxitohet në dhënien e një opinioni në këtë drejtim pasi sipas tij duhen para shifrat në procesverbalet e KZAZ-ve dhe jo shifrat e raportuara prej tyre në KQZ me telefon.

“Problemi duhet parë në shifrat e procesverbaleve ku duhet të shënohet numri i saktë i votuesve, numri i pjesëmarrjes në votime, numri i fletëve të votimit të vlefshme, numri i fletëve të votimit të pavlefshme.

Nëse mes këtyre shifrave ka mopërputhje, atëherë përbën një problem, tregon që procesi nuk është administruar si duhet”, thotë ai.

Ish-kryetari i KQZ-së e sheh këtë institucion në një pozicion jo të rehatshëm gjatë këtij procesi dhe rolin e kryetarit të KQZ-së po ashtu të vështirë.

Sipas Kumes, shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve me siguri do ta bëjë Kolegji Zgjedhor nëse KQZ nuk do të arrijë të marrë vendim me 5 vota.

Sipas Kumes, ky proces nuk ishte demokratik sepse i është larguar parimeve themelore të proceseve zgjedhore demokratike, ku votuesit duhet të zgjedhin mes alternativave të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY