KQZ jep rezultatet e pjesemarrjes, shenon 5 per qind me shume se...

KQZ jep rezultatet e pjesemarrjes, shenon 5 per qind me shume se shifra e opozites

95
0
Shares

Jane mbyllur te gjitha qendrat e botimit dhe procesi eshte zhvilluar ne rregull. Perjashtim bejne 7 qendra votimi ne Shkoder, njoftoi KQZ.

Sipas te dhenave te raportuara nga komisionet e votimit jane rezultatet total rreth 771 683 votues 21.6 per qind.

Kjo eshte shifra e fundit nga KQZ, por sic shprehet kryetari i KQZ Klement Zguri keto jane rezultate jozyrtare.

Opozita ka dhene nje shifer prej 15% dhe ka akuzuar komisioneret dhe vete KQZ per manipulim te pjesemarrjes.

Deklarata e KQZ:

DEKLARATE PERMBLEDHESE ORA 22;00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janëmbyllur të gjithë qendrat e votimit.

Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të KZAZ-nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim.

Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas proceduave ligjore  kanë nisur  procesin e dorëzimin të kutive tëvotimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave.

Sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat e Votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si vijon:

Theksojmë se këto të dhëna janë paraprake.

Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë  e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj.  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY