Ilir Meta zhvishet bashke me keshilltarin nen diellin e Lalzit

Ilir Meta zhvishet bashke me keshilltarin nen diellin e Lalzit

89
0
Shares

Presidenti Ilir Meta e ka mbajtur fjalen teksa ftoi qytetaret shqiptare te shkonin ne plazh te dielen e ka bere vete ne fillim. Ai eshte shfaqur në plazh në këtë ditë votimesh, duke dhënë mesazhin e bojkotit të votimeve.

Kreu i shtetit shoqërohet ne foto nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi, bashkë me të cilin ka ironizuar organizatorët e procesit. “Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë”, shkruan Meta ne rrjetet sociale.

Më herët edhe Kryeministri Edi Rama e quajti këtë të diel një ditë historike. “Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike e asnjë politikan dhe kurrë më interesat e një pale, apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar, dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët për fëmijët tanë”, tha Kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY