VIDEO/ Video elektorale e PS me sloganin politik që rrëzon Naim Frashërin

VIDEO/ Video elektorale e PS me sloganin politik që rrëzon Naim Frashërin

138
0
Shares

Një video e shpërndarë nga PS përmes së cilës u kërkon qytetarëve të marrin pjesë në votime ka disa slogane, përmes të cilave PS kërkon të bindë qytetarët se dita e votimit është vetëm një dhe ajo është 30 qershori.

Me sa duket video është nxjerrë fill pas dekretit të presidentit Meta për datën e re të zgjedhjeev që pritet të mbahen me 13 tetor.

Një nga sloganet e përfshirë në video është edhe ai që ka lidhje me lindjen e diellit. ‘Dielli lind gjithmonë në lindje’, thuhet në video. Në pamje të parë ashtu është, nuk ka asgjë për tu cuditur, por në një video me mesazhe politike, kjo shprehje merr një kutpim tjetër.

Sa herë flasim për diellin politikisht ne kemi parasysh një tjetër slogan, ‘dielli lind andej nga perëndon’, që vjen prej rilindasve të vërtetë dhe jo prej këtyre të gazetës Bild apo tenderit të unazës.

Nanim Frashëri na ka lënë këtë varg të artë i cili është busull për shqiptarët prej më shumë se 100 vitesh.

Pse duhet ta kenë zgjedhur drejtuesit e PS pikërisht të kundërtën e Frashërit për një mesazh politik. Në fakt zgjedhjet e 30 qershorit po bëhen si në lindje, me një kandidat.

Një gjë do të jetë gjithmonë e vërtetë…#30QERSHOR#unevotoj

Publiée par Partia Socialiste e Shqipërisë sur Jeudi 27 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY