Veliaj: “Gjyqtarët vendosën zgjedhjet më 30 qershor”

Veliaj: “Gjyqtarët vendosën zgjedhjet më 30 qershor”

28
0
Shares

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj të hënën e sotme, e konsideroi  si një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri.

Nga njësia 9 ku Veliaj vijoi fushatën theksoi se vendimi i Kolegjit Zgjedhor konfirmoi se çdo gjë ka një afat, ashtu si edhe zgjedhjet që duhet të bëhen një herë në katër vite.

Fjalimi I plotë I Veliajt:

“Një ditë me bereqet për drejtësinë dhe për demokracinë në Shqipëri. 5 me 0. Gjyqtarë të emëruar nga Saliu, gjyqtarë të emëruar nga Ilir Meta, jo gjyqtarët e reformës së re në drejtësi.

Ata s’i kemi parë akoma, por edhe gjyqtarët e emëruar nga ata vetë arrijnë të kuptojnë se nuk mundet demokracia të jetë një sport që ndryshon sipas oreksit të presidentit”, tha kandidati socialist Erion Veliaj.

 

“Çdo gjë në këtë botë ka afat. Çdo gjë në këtë botë ka një vakt, çdo gjë në këtë botë ka një datë, ka një orë.

Mikut tim, rivalit tonë të respektuar pas 9 muajsh duhet të vinte djali; dikush që ka vënë gjellën në zjarr, byrekun në tavë, në furrë , pas një moment të caktuar duhet të dalë nga furra; kush po zë kos, duhet ta hapë se ndryshe prishet; kush kishte provimet sot të maturës duhej të paraqitej në provime se ndryshe nuk kalon dot maturën, nuk shkon në universitet; kush punon nëpër fusha, nëpër ara duhet të korrë produktin se ndryshe kalbet.

Askush prej nesh nuk mund të thotë: Ou, nuk jemi gati”,përfundoi Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY