Personazhet e pergjimeve deri 3 vjet burg

Personazhet e pergjimeve deri 3 vjet burg

43
0
Shares

“Perdorimi i parave në zgjedhje ka shkaktuar tërmetin për të cilin flet Damian Gjiknuri”, tha sekretari per Ceshtjet Ligjore, Clirim Gjata sot ne nje konference shtypi.

Deklarata:

Nga biseda e Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar “tërmet” Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave. Janë Arben Keshii, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg.

Përgjimet, ku zbulohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër mund të kontrollojnë dhe të dinë në kohë reale për kë kanë votuar qytetarët, siç është rasti i një përfaqësuesi të FRD-së në Dibër, tregojnë se për Edi Ramën fshehtësia e votës nuk vlen. Përgjimi fakton shkeljen flagrante të nenit 327 të Kodit Penal për shkeljen e fshehtësisë së votimit, që dënohet nga 3 muaj në 3 vjet burg. Çlirim Gjata thotë se nuk mund të shkohet në zgjedhje, kur këta lënë njerëz të posaçëm për të zbuluar votën në mënyrë të paligjshme. Përdorimi i punonjësve të shtetit, që nuk lejohet të merren me zgjedhje, përdorimi i policië, korrupsioni aktiv dhe fshehja e votës janë vepra që parashikohen në Kodin penal dhe janë konsumuar në përgjime. Kjo përfshin edhe mbledhjen e kartave, ku faktohet se njerëzit e Edi Ramës në Dibër I mbledhin ato ose për të mos lejuar të votohet, ose për të kontrolluar se kujt ia jep votën.

Përgjimi kur Imer Lala pohon se ka takuar Bablokun, qartëson se personi me këtë nofkë është Edi Rama. Ai e takon atë në kryeministri, pasi ka realizuar që ka marrë përsipër për manipulimin e procesit zgjedhor. Fjalitë e tij tregojnë se ka marrë marrë garanci për paprekshmërinë e aksujt që vjedh zgjedhjet, pavarësisht se PD kishte kërkuar nisjen e një hetimi në bazë të një kallëzimi të bërë pak ditë m ëparë. Gjata tha se njerëzit e Ramës në Dibër mund të bënin çfarë të donin, pasi ishin të garantuar se mund të vjedhin për llogari të Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY