FOTO/PS bën realitet nismën, ashpërson kodin penal: Dënim kush kryen krim elektoral

0Shares
0

Partia Socialiste ka aprovuar nismën e fundit ndërmarrë nga ajo vetë, lidhur me dënimin që i pret ata që kryejnë krim elektoral.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist, Ervin Bushati, ku theksohet se kushdo që kryen krim elektoral nuk do të lejohet të dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga 5 deri në 10 vite.

Sipas Bushatit kjo është e nevojshme për te garantuar demokracinë në vend.

Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit dhe krijimit të shtetit të së drejtës, ku drejtësia ëshë e barabartë për të gjithë. Reforma në drejtësi është kryekurora e çdo reforme tjetër të ndërmarrë dhe ashpërsimi i Kodit Penal për çdokënd që cënon demokracinë dhe votën e lirë shihet si një domosdoshmëri imediate, ndaj edhe kjo rrëmujë që po ndodh ditët e fundit nuk është gjë tjetër përveçse frika që ish-opozita jonë ka nga reforma në drejtësi”,-shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje