Basha: Shkarkimi i Metës, bllof I Ramës. Ka 2 të vërteta.

Basha: Shkarkimi i Metës, bllof I Ramës. Ka 2 të vërteta.

42
0
Shares

Basha: Shkarkimi i Metës, bllof I Ramës. Ka 2 të vërteta. Zghedhje më 30 qershir nuk do të ketë. Presidenti nuk do të shkarkohet. Kjo ishte deklarata e pare e Bashes pas shpalljes se dekretit nga Meta dhe nisjes se procedurave te shkarkimit nga Rama.

Deklarata e Bashes:

Eshte një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.

Dua të them që në fillim dy të vërteta:

1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.

2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.

Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:

Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.

Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.

Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY