Tjetër gazetë gjermane flet për votëblerjen dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese në...

Tjetër gazetë gjermane flet për votëblerjen dhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri

80
0
Shares

Edhe e përjavshmja gjermane Spiegel ka folur per krizen politike në Shqipëri ,për përgjimet që provojnë votëblerjen dhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht Gazeta flet për krizën politike. Ajo shkruan:
Kriza e demokracisë në Shqipëri: Presidenti Meta nuk dekreton zgjedhjet lokale pasi ato nuk janë të mundshme. Qeveria kërkon të rrëzojë kreun e shtetit ndërkohë që opozita e krahut të djathtë proteston në rrugë.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka anulluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar një konflikt serioz me kryeministrin Edi Rama. ‘Në kushtet aktuale, nuk ka zgjedhje reale, demokratike dhe përfaqësuese,’ tha Meta të shtunën.”

Rama deklaroi lëvizjen e Presidentit si të pavlefshëme. Zgjedhjet do të zhvillohen siç është planifikuar më 30 qershor, tha ai, në një takim fushate në Burrel pranë Tiranës. “Ilir Meta dje vulosi fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë”, tha Rama

Me tej gazeta vijon:

Meta vendosi të refuzojë zgjedhjet në sfondin e protestave nga opozita e krahut të djathtë që kishte vazhduar me javë.
Kjo e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor dhe kërcënoi me bojkot të zgjedhjeve lokale. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, disa mijëra qytetarë  kishin demonstruar përpara parlamentit në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk ekziston.

Një dorëheqje e Ramës nuk është “e negociueshme”, tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën mbrëma përpara demonstruesve. Vendimi i Presidentit Meta për të anulluar zgjedhjet lokale ishte “rezultati i parë i luftës sonë kundër Edi Ramës”. Rama ka qenë në detyrë që nga viti 2013 dhe u rizgjodh në qershor 2017.

Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve. Gazeta gjermane “Bild” kishte publikuar regjistrime telefonike, të cilat dëshmonin blerjen e votave

Spiegel e mbyll artikullin:

Konflikti i ri midis presidentit Meta dhe kryeministrit Rama thellon krizën politike në vend, e cila po pret një datë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për këto raste, nuk do të jetë në gjendje ta përmirësojë situatën: nuk ka pasur një të tillë për më shumë se një vit./ droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY