Abuzoi me të miturin, i moshuari: E afroja me para, vetëm e...

Abuzoi me të miturin, i moshuari: E afroja me para, vetëm e kam prekur dhe puthur…

51
0
Shares

Hamdi Methasa, 71-vjeçari nga Librazhdi i cili u arrestua nga policia e Komisariatit 2 në kryeqytet, ka pranuar para policisë veprimet e tij të turpshme në publik.

Ai u kap në disa pamje filmike teksa tentonte të kryente marrëdhënie me një të mitur. Methasa akuzohet për ‘Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur’, ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Veprime të turpshme’.

‘Nuk kam kryer marrëdhënie me djalin. Vetëm e kam prekur dhe puthur. Për ta afruar i kam dhënë herë pas here para. Jam penduar për veprimin që kam bërë. Kanë qenë moment dobësie’, mësohet të ketë thënë 71-vjeçari para grupit hetimor.

Nga ana tjetër, I mituri është dërguar në spital për të bërë ekzaminimet e nevojshme të cilat vërtetojnë nëse 71-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo me të. Motra e minorenit, jashtë kamerave tregoi për Klan+ se kohët e fundit vëllai i saj kishte ndryshuar sjellje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY