‘Monstra’ i Selenicës del në gjyq i pa penduar: ‘Kur do e...

‘Monstra’ i Selenicës del në gjyq i pa penduar: ‘Kur do e shikoj veten prapë në televizor?’

74
0
Shares

Ritvan Zykaj vijon të mos shfaqë asnjë shenjë pendese për tetë familjarët të cilëve u mori jetën një vit më parë në masakrën e Selenicës. Gjykata u detyrua të shtyjë seancën për shkak të mungesës së avokatëve, ndërsa i pandehuri pyeti disa herë duke kërkuar informacion se kur do ta shohë vetën në televizor.

Tetë njerëzit të cilëve u mori jetën në masakrën e Selenicës dhe dënimi kapital që rrezikon duket se nuk e shqetësojnë.

I qetë dhe pa asnjë shenjë pendesë për masakrën në Resulaj të Selenicës, Ritvan Zykaj tashmë ka një merak tjetër.

Në gjykatë kërkoi të dijë kur do ta shohë vetën në televizor.

10 gushtin e kaluar ai ekzekutoi tetë familjarë mes të cilëve dy të mitur, krim për të cilin gjykata ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Në seancën e së enjtes, pritej të merreshin në shqyrtim deklarimet e të afërmeve të Zykajt, që pas masakrës e cilësuan fajtor.

Por ata tashmë e kanë braktisur të gjithë. Madje edhe avokatët e caktuar kryesisht e lanë të papërfaqësuar në seancë.

Klajdi Meçaj ndodhej në Itali dhe Migjen Xhavara, kishte një gjyq tjetër.

Në këto kushte Zykaj pyeti nësë seanca mund të zhvillohej?

Trupa gjykuese me relator Ervin Trashin dhe anëtarë Skënder Halucin e Laurent Fuçinë vendosi shtyrjen e procesit.

Seanca e radhës do të mbahet më 17 qershor në orën 14:00 ndërkohë që një ekzaminim mendor i kryer gjatë hetimeve paraprake ka treguar se i akuzuari për masakrën nuk vuan nga probleme psiqike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY