Përgjimi 6/Bisedat e Astrit Avdylajt me drejtorin e UKD: I dua të...

Përgjimi 6/Bisedat e Astrit Avdylajt me drejtorin e UKD: I dua të gjithë emrat e atyre me PD…

72
0
Shares

Në audiopërgjimin e gjashtë, Astrit Avdylaj ndërhyn deri tek listat me votuesit duke kërkuar që të votohen pa përjashtim.

Në këtë përgjim flitet për shit-blerjet e votave në zgjedhjet e 2017-ës ndërsa Astrit Avdylaj i kërkon Ivo Doçit, drejtorit të UKD, listën e punonjësve, sipas tij që janë mbështetës të PD, të cilëve përmes presionit të vendit të punës duhet të votojnë për PS.

Ivo Doçi i cili përmendet në përgjimet e Bild është Shef Sektori i Ujësjellësit në Shijak. Ai mban aktualisht këtë post.

drejtori i UKD

Audio 6 – Biseda mes Astrit Avdylajt dhe drejtorit të UKD-së

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, jam unë Astriti. Si ia çove?

Ivo Doçi: Astrito si je? Ça bën ti? Të gjitha mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ti si je mirë?

Ivo Doçi: Mirë mirë. Nga shpia mirë?

Astrit Avdylaj: Mirë mirë, ju mirë?

Ivo Doçi: Mirë rrofsh. Ja sa erdha në shpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashi. Dëgjo unë isha njëçik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me elton arbanën dhe Dor Gallain dhe nesër kur të kesh kohë ti du me fol njëçik, me pa atë listën ça ke aty dhe kundra që mund të kesh të PD-së aty, te puna.

Ivo Doçi: E kuptoj

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emrat që mund të kesh kundra

Ivo Doçi: I kam nda unë. I ke të ndame komplet.

Astrit Avdylaj: Ashtu, këtë kërkojmë.

Ivo Doçi: I kam bo para unë. Kështu që i ke gati.

Astrit Avdylaj: Ashtu, kur të kesh kohë se ne do vijmë tek ata që t’i dundim nga një çikë.

Ivo Doçi: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O ke puna e të na japin votat, ose të ikin te shpia.

Ivo Doçi: As bëhet fjalë fare. I ke të ndame, i ke gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë. I kam kështu me kompjuter, të punuara.

Astrit Avdylaj: Okej se du të mi qethësh njëçik, edhe du që…. a më kupton?

Ivo Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër ty.

Astrit Avdylaj: Mirë, natën e mirë. Na fal për…

Ivo Doçi: Ça thu mor burrë, i madh je. Hajt shnet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY