Tritol gjeneratorit të fabrikës në Vlorë, shoqërohet një person

Tritol gjeneratorit të fabrikës në Vlorë, shoqërohet një person

53
0
Shares

Një shpërthim me tritol është regjistruar pak pas mesnatës në qytetin e Vlorës, në një biznes në rrugën Transballkanike.

Sipas burimeve, mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një fabrikë ku prodhohen çorape dhe kanatjere pasi gjeneratorit të këtij biznesi i ishte vendosur një sasi tritoli prej 150 gramësh. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Fabrika është në pronësi të një biznesmeni shqiptar dhe një egjiptiani.

Në polici është shoqëruar një person, ndërsa gjatë shpërthimit janë parë dy persona para fabrikës, për të cilët po heton policia.

Policia ka bërë menjëherë rrethimin e zonës dhe sekuestrimin e kamerave për të vijuar hetimet lidhur me shpërthimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY