Dënim me 10 vite burg, Balili kërkon lirinë në Apel

Dënim me 10 vite burg, Balili kërkon lirinë në Apel

57
0
Shares

Klement Balili i etiketuar nga mediat e huaja si “Eskobar i Ballkanit”  tani kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit. Sipas avokatëve, ai nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe se prokuroria nuk ka prova për të vertetuar akuzat.

Pritet hedhja e shortit për të përcaktuar trupin gjykues në Apel dhe seancën e parë. Kujtojmë se në Shkallë të Parë, mbrojtja e Balilit pretendoi se numri që prokuroria thotë se është i tij, në të vërtetë nuk vërtetohet që i përket Balilit.

Kujtojmë se Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Klement Balilin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim konvertohet në 10 vite.

Gjykata e shpalli të fajshëm Balilin, për të 4 akuzat e ngritura nga Prokuroria. Konkretisht, për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit kriminal,  u dënua me 14 vite. Për grup kriminal me 2 vite e 6 muaj. Për refuzimin për të deklaruar pasurinë me 6 muaj dhe për pastrim parash me 5 vite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY