Nuk priti që ta shkarkojnë, por trajneri i Milanit jep vetë dorëheqjen

Nuk priti që ta shkarkojnë, por trajneri i Milanit jep vetë dorëheqjen

61
0
Shares

Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen si trajner i Mailnit, pas humbjes së bujshme në ndeshjet për kualifikim në Champions League.

Drejtori sportiv i klubit Leonardo pritet të largojë Gattuson, i pakënaqur me vendimin e CEO-s Ivan Gazidis ‘për të shtrënguar frerët mbi shpenzimet në mënyrë që të përputhen me të drejtat Financiare.

Gattuso tha për “La Repubblica” se ai do të largohet pas parave borxh nga klubi, duke thënë se ai nuk mund të lejojë që Milan ti hyje problemeve financiare.

Vendimi për të lënë stolin e Milanit nuk është e lehtë. Por është një vendim që ishte për të bërë. Zgjedhja ime ishte e vështirë. Refuzova dhe dy vitet kontratë që më kishin mbetur? Po, sepse historia ime me Milanin nuk mund të jetë kurrsesi një çështje parash,”– tha Gattuso në një dalje për mediat.

Gattuso ishte nën kontratë me Milan deri në vitin 2021 nga ku përfitonte 5,5 milion euro net në sezon, nuk preferoi që klubi ta shkarkonte, në këtë mënyrë do të kishte marrë të gjithë pagesën që i takonte por zgjodhi të jap dorëheqjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY