“Qenke e eksituar, shko mjekohu!” Ja si sillet kryetari i Akademisë së...

“Qenke e eksituar, shko mjekohu!” Ja si sillet kryetari i Akademisë së Shkencave me gazetaren

75
0
Shares

Një debat jo fort etik është bërë këtë të premte mes kryetarit të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi si dhe një gazetareje shqiptare.

Gazetarja e ka pyetur kandidatin e vetëm dhe fituesin eventual të zgjedhjeve në Akademi se kur kishte vendosur të kandidonte për këtë post, pas apo para reformës. Pyetja e ka acaruar disi Gjinushin i cili i është përgjigjur duke i thënë “me lindjen tënde”. Gazetarja e ka vijuar debatin duke i thënë se kur ajo ka lindur ai ka qenë kryetar i një partie politike si dhe ka instituar në marrjen e një përgjigjeje, çka ka sjellë dhe degjenerimin e fjalorit të Skënder Gjinushit.

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë

Gjinushi: Mos bëj pytje që s’kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s’ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?

Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu

Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY