Si humbi jetën zyrtari shqiptar në Rumani, shoqërohej nga gruaja e tij

Si humbi jetën zyrtari shqiptar në Rumani, shoqërohej nga gruaja e tij

181
0
Shares

Aksidenti tragjik i mori jetën sot oficerit shqiptar në Rumani së bashku me gruan e tij. Bëhet fjalë për Ervin Dervinën.

Dervina po udhëtonte me bashkëshorten e tij rumune me makinën e ambasadës shqiptare në Bukuresht, në moment kur është përplasur me një kamioncinë e cila transportonte lëndë të parë ushqyese për gjedhët.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në një reagim të policisë.

Ervin Dervina ishte Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY