VIDEO/ “Nxehet” Gramoz Ruçi, iu hakërret gazetarëve: Na lini të llafosemi

Ndaje

Kryeministri Edi Rama duket se iu ka mbyllur gojën të gjithë socialistëve , të cilët nuk kanë dhënë asnjë koment për gazetarët pas mbledhjes në pallatin e Kongreseve, me kandidatët për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ai që ka pasur një sjellje vërtetë të pazakontë ndaj gazetarëve është kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili iu është hakërryer njerëzve të medias.

Pyetja e vetme që ata synonin ti bënin ishte ajo lidhur me Andi Përmetin, dokumentet e të cilit dyshohet se u falsifikuan për të favorizuar futjen e Bindjes Demokratike në zgjedhje.

”A ka mundësi të na lësh të llafosemi, le ta kesh pyetjen me rëndësi, hajde bëje në Kuvend pyetjen”, është hakërryer kryeparlamentari Ruçi, teksa ishte duke biseduar me ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati. Ky i fundit e ka marrë me sportivitet situatën, duke u shfaqur tejet i buzëqeshur.

Ndërkohë që një koment të vetëm për pozitat e Andi Përmetit e kishte Taulant Balla, i cili iu kërkoi gazetarëve që të lexonin më me vëmendje vendimin./fax news

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje