Dhunë dhe gaz lotsjellës, policia shpërblehet: Marrin një rrogë më shumë

Dhunë dhe gaz lotsjellës, policia shpërblehet: Marrin një rrogë më shumë

67
0
Shares

Protestat e fundit kanë qënë vërtet problematike, kjo për shkakun se më shumë sesa protestë, është dukur si një betejë  ku sulmohen njerëz të pafajshëm që kanë të drejtën e tyre legjitime të protestojnë.

Policia nuk e ka kursyer aspak gazin lotsjellës, ndërsa kanë qënë të shumtë qytetarë, gazetarë, fëmijë, gra të cilët kanq vënë në rrezik shëndetin e tyre nga veprimet e pamenduara të policisë.

Por, e habitshme është që për këto veprime policia të shpërblehet. Ministri Lleshaj mesa duket ka menduar për ta.

Punonjësit e policisë që morën pjesë në protestën e 11 majit do të përfitojnë një rrogë më shumë shpërblim.

Urdhëri është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili e ka adresuar vendimin tek drejtuesit e policive që të nisin të bëjnë gati listat për të gjithë efektivët që morën pjesë në ruajtjen e rendit gjatë protestës 7 orëshe të opozitës.

Kujtojmë se në këtë protestë, e cila u zhvillua të shtunën e kaluar, pati një sërë përplasjesh të forta mes policisë e protestuesve. Nuk munguan hedhja e bombave molotov dhe dhuna që policia ushtroi mbi protestuesit, veçanërisht në rastin e përfaqësuesit politik të PD-së Sahit Dollapi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY