Thellohet tragjedia në Letoni, humb jetën edhe majori Klodian Tanushi

Thellohet tragjedia në Letoni, humb jetën edhe majori Klodian Tanushi

102
0
Shares

Në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj një lajm tjetër i rende nga Letonia ka ardhur mbrëmjen e sotme.

Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi ka ndërruar jetë në spital ku po i nenshtrohej trajtimin intensiv.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në facebook.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”

Prindërve të majorit që jetojnë në Tiranë lajmin ua dhanë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku dhe zv.shefja e SHPFA, gjenerale Manushaqe Shehu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY