Shpërndanin drogë në lokale, arrestohen 2 persona në Kurbin

Shpërndanin drogë në lokale, arrestohen 2 persona në Kurbin

62
0
Shares

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin.

Në pranga kanë rënë shtetasit S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç banues në Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur doza me kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve të arrestuar i kaluan Prokurorisë Kurbin për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY