Kryemadhi: Nderimi i dëshmorëve, nderim për historinë

Kryemadhi: Nderimi i dëshmorëve, nderim për historinë

34
0
Shares

Në ditën përkujtimore të dëshmorëve të atdheut një mesazh për qytetarët e ka dhënë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në një postim në Facebook, Krymadhi shkruan se nderimi ndaj dëshmorëve është nderim për historinë e popullit, që na frymëzon që na frymëzon të mbajmë të shenjtë amanetin e tyre për Shqipërinë e lirë.

Postimi i Kryemadhit:

Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.

Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut!

ShqipëriaShtëpiaJuaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY