Lubonja shpërthen kundër Patozit dhe Ben Blushit: “Partitë nuk janë kioska biznesi…”

Lubonja shpërthen kundër Patozit dhe Ben Blushit: “Partitë nuk janë kioska biznesi…”

75
0
Shares

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar partinë e re të krijuar nga Astrit Patozi. Lubonja tha se Patozi nuk lufton kundër oligarkëve dhe problemeve të mëdha të vendit, por opozitën, duke i shërbyer në këtë mënyrë fasadës së Edi Ramës.
Lubonja gjithashtu komentoi edhe partine e themeluar nga Ben Blushin dhe largimin e këtij të fundit në mënyrë të beftë nga politika.

Lubonja: Ky Astrit Patozi, cfarë ka hallin e madh? A jeton këtë krizë të Shqipërisë? Këta oligarkët, këtë krimin, keto probleme që duhen zgjidhur.  Këtë ndjeshëmri të Patozit nuk e kam parë. Kam parë ndjeshmërinë e luftës për pushtet brenda PD-së. Jam dakord të ketë edhe opozitë ndaj opozitës, por së pari të ngrejë problemet e mëdha që ka vendi.

Nuk bëhet partia, pse të larguan ty. Mund të merresh me gjë tjetër. Mund të krijosh parti, por jo përse të larguan nga kryesia e PD-së, por sepse mendon se ai vizioni yt, lufta jote, duhet të bëhet në këtë parti. Kur ti bën luftë me personat, jemi në infantilizëm politik.

Ne thelb, nuk i kam dëgjuar këta të flasin, për probleme thelbësore. Shkaku i këtij degradimi është Edi Rama.
Ky duhet të ishte lejtmotivi i Patozit, Ben Blushit. E harruat Ben Blushin ju? Merrni, shihni cfarë ka thënë Ben Blushi. Teatër i kishte ky këto? Edhe Blushi që fliste egër dhe fort, lidhet me oligarkët, shkon tek Top Channel. Ne i kujtojmë cfarë thoshte për oligarkinë dhe këto mediat.

Patozi, duket thjesht, që hap një kioskë, hap një biznes. Partitë nuk janë biznes për të fituar, janë një vizion për botën. Do grumbullosh njerëz mbi bazën e një ideali. Keta nuk e kanë këtë merak . Është thellësisht i pabesueshëm.

Edhe në rastin konkret, në këtë kontekst që ne kemi, edhe opozitë edhe ti bësh shërbimin më të madh Ramës, nuk shkon. Nëse ka nevojë për ndonje gjë Rama sot, është qepja e fasadës që i kanë grisur. Ky po përdoret si fill për qepjen e fasadës.

Nëse nuk është Rama kundërshtari numër një i Patozit, sistemi që ka ngritur, atëherë kot që je në opozitë.
Kontradikta tjetër, ai  thotë nuk duhet dalë nga parlamenti, je dopio standart, sepse ike nga PD, ndërkohë që me këtë parim, duhet të rrije atje të luftoje deri në fund që e drejta jote të fitohej”.u shpreh Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY