I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares në Fushë Krujë, pranga...

I vodhi me forcë varësen nga qafa qytetares në Fushë Krujë, pranga grabitësit

52
0
Shares

Policia rrugore në Fushë Krujë ka vënë në pranga një hajdut, i cili i vodhi me forcë një qytetareje varësen nga qafa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë.

Një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar 31 vjeçari i arrestuar dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit.

Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY