Grabitja e Rinasit, 4 të arrestuar në Elbasan

Grabitja e Rinasit, 4 të arrestuar në Elbasan

245
0
Shares

Ka mbërritur në katër numri i personave që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Katër të arrestuarit janë nga Elbasani, ndërsa aktualisht ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, sipas burimeve ende të pakonfirmuara nga policia.

Dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”, ndërsa dy të tjerët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje.

Servisi është në pronësi të shtetasit me iniciale, G. SH., ndërsa i ishte dhënë me qira kohë më parë Klement Çalës, i cili është shpallur në kërkim dhe ishte miku i Admir Muratajt që mbeti i vrarë ditën e grabitjes, me të cilin dyshohet se kanë kryer edhe grabitjet e tjera.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që polici të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY