Flasin familjarët e 17-vjeçarit që përplasi gazetarja Mira Kazhani: Nuk na ka...

Flasin familjarët e 17-vjeçarit që përplasi gazetarja Mira Kazhani: Nuk na ka kontaktuar fare

428
0
Shares

Televizioni i nformativ, Fax News, ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e Nertil Pëllumbit, 17-vjeçarit të aksidentuar në rrugë nga makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Mira Kazhani.

Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. “17 vjeçari ndodhet në koma, në reanimacionin e këtij spitali”, thonë burimet.

Nertil Pëllumbi ka dëmtime të mëdha në mushkëri dhe sipas familjarëve të tij ai është identifikuar prej tyre tre ditë pas aksidentit.

Sipas tyre, Nertili ka 9 ditë që ndodhet në reanimacion dhe po lufton për jetën.

Sipas familjarëve të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave, nuk kanë pasur asnjë kontakt nga gazetarja Mira Kazhani, duke përgënjeshtruar kështu deklaratat e gazetares. Ata thanë gjithashtu për Fax News se, përpara se të mbanin një qëndrim publik do të flisnin më parë me autoren e aksidentit. Në spital vihej re prezenca e shtuar e familjarëve të cilët që prej ditës kur kanë marrë lajmin, i kanë qëndruar pranë 17-vjeçarit.

Ndërkohë, Mira Kazhani ka reaguar për herë të parë pas aksidentit vetëm ditën e sotme ku duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha, shprehet bdër të tjera: “Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin”.

Në një status në FB ish-kryeministri Berisha ka denoncuar përpjekjet e policisë dhe shtetit për të fshehur aksidentimin me makinë të 17-vjeçarit nga gazetarja Mira Kazhani.

Berisha thotë se identiteti i tij u mbajt i fshehur për një javë nga familjarët, të cilët nuk dinin asgjë për fatin e tij.

“Të premten që kaloi ata bënë denoncimin në narkopolici për djalin e tyre si të humbur. Vetëm ditën e shtunë duke pyetur me të njohur në Spitalin e Traumës ata arritën të gjejnë njeriun e tyre në gjendje tejet të rëndë. Familjaret akuzojnë Mira Kazhanin se ajo aksidentoi me rrota të para dhe në gjendje të dehur djalin e tyre“, shkruan ndër të tjera Berisha .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY