Basha në mbyllje të protestës: Qëndresa më e madhe që ka njohur...

Basha në mbyllje të protestës: Qëndresa më e madhe që ka njohur kombi shqiptar

49
0
Shares

Nga hyrja e selisë së Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha, pas rreth 4 orë e 30 minuta protestë para kryeministrisë dhe parlamentit është shprehur se, kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike të vendit.

“Mirënjohje më të thellë për ju për protestën më të madhe, për këtë qëndresë m,onumentale për orë të tëra në këtë muzg të tiranisë dhe bandës kriminale në pushtet dhe lindjes së demokracisë së re për shqiptarët. Kjo ishte protesta më e madhe në historinë demokratike shqiptare. Propaganda që ushqehet me paratë e bukës së fëmijëve të shqiptarëve nuk ia doli dot. Ne ia dolëm të mbanim sot më 13 prill 2019 protestën më të madhe që ka njohur kombi shqiptar”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY