Ish-deputeti Arben Ndoka: Kam gjetur vrasësit e vëllait, prokuroria u shërben atyre

Ish-deputeti Arben Ndoka: Kam gjetur vrasësit e vëllait, prokuroria u shërben atyre

460
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, ka mohuar akuzat për tjetërsimin e pronave me argumentin se në emrin e tij dhe të familjarëve, nuk figuron asnjë pasuri e tillë siç përflitet nëpër medie.

Gjatë një intervistë për “Fax News”, Ndoka u shpreh se të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, janë aludime.

“Gjatë hetimit të një procesi, prokuroria nuk del me sekuestrimin e pronave por me një ngrirje të pronave. Deri në këtë moment, të gjitha lajmet janë aludime. Kjo shifër që aludohet është shumë e madhe, duhet të përfshirë nga Shëngjini deri në Malin e Zi por edhe detin Adriatik që ta zotërosh. Pasi kam bërë dorëzimin e mandatit, ILDKPI ka bërë kallëzim në Prokurori për deklarim të pasurisë. Unë nuk jam këtu për asnjë arsye të cilat janë thënë, por sepse në mënyrë personale kam gjetur vrasësin e vëllait tim”.

Ndoka hodhi akuza të forta ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke thënë se ju shërben vrasësve të vëllait të tij, ku argumentoi se këta të fundit, duke mos pasur influencë në prokuroritë e rretheve, e kanë dërguar çështjen në Tiranë.

Gjatë intervistës nga shtëpia e tij ku ndodhet në masën e “arrest shtëpie”, Ndoka tha: “Vrasësit e vëllait tim nuk kanë influencë në prokuroritë e rretheve por vetëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe ndaj e kanë dërguar çështjen atje. Nëse dikush ka dëshirë të më japë prona që si kam është çështje tjetër.

Unë nuk kam asnjë centimetër tokë askund. Paskëm qenë në përgjim prej tre vitesh, ku janë këto përgjime që thonë se ekzistojnë. Jam unë personi i cili aludohet se kam “X” sipërfaqe prona. Ku janë këto prona? Ti tregojë dikush fizikisht. Kur ka ndodhur që të arrestohet një familje për pronat, që në fakt nuk ekziston asgjë, as në emrin tim, as të familjarëve të mi e as në 7 breza.

Nuk jam thirrur asnjëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këto prona, është arrestuar edhe motra me fëmijën 9 muajsh duke shkelur edhe të drejtat njerëzore duke i mohuar gjirin e nënës. Nuk kam qenë asnjëherë drejtues i asnjë institucioni në Lezhë që të kisha mundësinë për të bërë tjetërsime pronash”.

Deklaratat e Ndokës bëhën më të forta kur flet për vrasjen e vëllait të tij: “Problemi im është shumë më i madh se pronat, është vrasja e vëllit tim. Është gjetur një kapele në të cilën ka patur një fije floku, askush nuk është marrë me këtë çështje, edhe Prokurori e Krimeve të Rënda e cila nuk më ka thirrur për të kërkuar kontributin tim se mbase do ti çoja tek autorët duke ju dhënë indicie dhe dyshime.

Natyrisht arrestimi im ka të bëjë me vrasjen e vëllait tim, sepse autorët janë po ata që po më nxjerrin probleme mua. Unë besoj se gjetjen e autorëve do ta bëj privatisht, pasi nuk besoj se prokuroria mund ta bëjë këtë gjë. Kam bërë kërkime privatisht, sepse nuk e kam pasur mbështetjen e organeve për vrasjen e vëllait tim”, tha Ndoka.

Pyetjes se a ka lidhje vrasja e vëllait të tij me politikën, Ndoka ju përgjigj: “Përgjigje për këtë pyetje do të kem më vonë. Tani jam i fokusuar ti zbuloj autorët privatisht, gjithë qëllimi ky është. Nuk kam asnjë të dyshuar por kam pistat e mija që mund të më dërgojnë aty. Shpresoj që në kohët në vazhdim mund të shkojmë edhe në fund. Do kisha dëshirë që ngjarja të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Deklaratën që e bëra në fillim e kam mbi disa baza për të cilat do të kemi kohën të flasim në të ardhmen”.

Duke ju rikthyer temës për të cilën edhe po bëhej kryesisht intervista, atë të sekuestrimit të pasurisë, Ndoka tha se ai nuk ka një kasafortë kaq të madhe për të futur një shifër të tillë. Ish-deputeti nuk la pa përmendur deklaratat politike të bëra në adresë të tij.

“E para kjo është një shifër shumë e madhe që duhet një kasafortë shumë e madhe që të nxërë një shifër të tillë, tek unë nuk ekziston kjo kasafortë.

Kur një person aderon tek një subjekt politik, kundërshtarët të vihen kundër me gjithë mjetet e mundshme dhe me gjithë arsenalin e mundshëm.

Nëse unë duhet të arrestohem për vëllain duhet, i bie të arrestohej edhe Fatmir Xhafaj për vëllain e tij. Por i vëllai shkoi në Itali dhe po kryen dënimin e tij, kjo nuk do të thotë se të arrestohet edhe Fatmir Xhafaj”./Faxnews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY